‘El Clasico’ dhe shtatë derbit tjerë që nuk duhen humbur deri në fund të vitit 2017
Jemi ditë e fundit të vitit 2017. Këtij viti saktësisht i kanë mbetur vetëm edhe 15 ditë.
Sport
Është futbolli që në këto pak ditë, do na dhurojë pafundësisht emocione, për ta bërë më të dashur e të paharruar këtë vit që po lëmë pas.
Në këto 15 ditë, tifozët e futbollit kanë mundësinë t’i shijojnë edhe tetë derbi në ligat e forta evropiane.
Njëra nga këto ndeshje, është edhe ajo mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Gjithçka nis nesër me derbin Manchester City – Tottenham, për të vazhduar me Bayern Munich – Dortmund, Arsenal – Liverpool, Everton – Chelsea, Real Madrid – Barcelona, Juventus – Roma, Milan – Inter dhe Inter – Lazio./Lajmi.net/