El Chiringuito: Hazard do të luajë titullar ndaj Osasunas

Eden Hazard pritet që të luajë nga minuta e parë në ndeshjen për xhiron e 34-të në La Liga ndaj Osasunas.

Sport

30/04/2021 15:49

El Chiringuito raporton se belgu mund të startojë nga minuta e parë dhe të jetë më i gatshëm për ndeshje në Ligën e Kampionëve ndaj Chelsea, transmeton lajmi.net.

Një ditë përpara ndeshjes, Zinedine Zidane ka deklaruar se do të luajnë me lojtarët më të mirë në dispozicion ndaj Osasunas, pasi nuk është duke menduar për Chelsean akoma.

Real Madrid do të luajë ndaj Osasunas nesër me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/