Ekipi që renditet në vendin e 199 në FIFA, kërkon përballje me Kosovën

Kombëtarja e Montserrat, e cila renditet në vendin e 199 në FIFA, po kërkon kundërshtar për një ndeshje miqësore në Twitter.

Sport

06/04/2019 15:03

Kjo kombëtare, e cila ka vlerë rreth 700 mijë euro, po kërkon një rival për ndeshje miqësore.

“A dëshiron dikush të konsiderojë një ndeshje miqësore kundër ekipit të mirë të Montserrat?”, thuhet në kërkesën e tyre në Twitter.

Në këtë kërkesë, ata kanë përmendur edhe emrin e Kombëtares së Kosovës, së bashku me atë të Lihtenshtajnit, San Marinos, Moldavisë, Letonisë dhe Lituanisë, Andorrës dhe Indisë.

Shumica e lojtarëve të kësaj kombëtare luajnë në futbollin amator anglez.

Lojtari më i mirë i tyre është Lyle Taylor, një lojtar ofensivë i Charlton, që llogaritet me vlerë prej 300 mijë euro./Lajmi.net/