Ekipi më i mirë i Barcelonës i të gjitha kohërave – çfarë do të ndryshonit në të?

Është detyrë vërtetë e vështirë për të bashkuar formacionin më të fortë në histori të Barcelonës, duke pasur parasysh se një numër i madh i lojtarëve kanë veshur fanellën e kësaj skuadre.

Sport

28/05/2020 13:53

Këtë e ka bërë Marca, përmes analistit të tyre të njohur, Julio Maldonado.

Në formacionin e tij nuk ka asnjë lojtar nga vitet ’50 dhe ’60 të shekullit të kaluar, dhe nuk ka lojtar edhe nga periudha më e vonë, ku në Barcelonë luajtën lojtarë si Diego Armando Maradona, Ronaldo dhe Ronald Koeman.

Formacioni më i mirë i Barcelonës sipas Marca, përbëhet me lojtarë që sukseset te kjo skuadër i kanë sjellë vitet e fundit.

Emra si Lionel Messi, Ronaldinho, Xavi e Iniesta, janë pjesë e këtij formacioni.

Formacioni më i mirë në histori të Barcelonës: Valdes, Alves, Pique, Puyol, Alba, Guardiola, Xavi, Iniesta, Ronaldinho, Messi dhe Cryuff./Lajmi.net/