Ekipeve të Superligës u lejohet formimi i skuadrave B

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka vendosur që skuadrave të Superligës së Kosovës t'u lejohet edhe formimi i skuadrave B.

Sport

14/07/2020 17:04

Më në fund skuadrat e Superligës do të kenë një mundësi të mirë të zhvillojnë talentët e tyre, duke i dërguar në skuadrën e tyre të dytë.

FFK në takimin e mbajtur sot ka vendosur të lejojë formimin e skuadrave B për ekipet e Superligës, por ato do të garojnë maksimalisht dy rangje më poshtë se ekipi i Superligës.

Njoftimi i plotë

Po ashtu KE shqyrtoi edhe mundësinë e lejimit të formimit të skuadrave”B” të klubeve të Superligës dhe mori vendim që t’u lejohet klubeve të Superligës formimi i skuadrës “B” i cili do të garojë maksimalisht dy rangje më ultë se ekipi i Superligës. KE shqyrtoi edhe ankesat dhe parashtresat drejtuar këtij organi.

/Lajmi.net/