Ekipet emergjente të komunës së Obiliqit të gatshme për intervenime në teren
Reshjet e vazhdueshme të shiut në komunën e Obiliqit, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale nëpër shtëpitë e disa familjeve si rezultat i vërshimeve, po ashtu, disa rrugë kanë mbetur të pakalueshme si rruga për në fshatin Graboc, rruga Plemetin-Hamidi, një pjesë e rrugës Palaj-Obiliq dhe rruga në Obiliqin e vjetër.
Lajme
Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, gjatë ditës së sotme ka vizituar zonat e prekura nga vërshimet, njëkohësisht, ka njoftuar të gjithë qytetarët se ekipet e DSHPE-së, ndodhen në teren, në gjendje gatishmërie për intervenim, si dhe ka kërkuar nga ana e qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj situate.
Shkrimi i plotë i Gashit:
“Të nderuar qytetarë,
Reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë ditës së djeshme, kanë shkaktuar dëme të konsiderushme materiale nëpër shtëpitë e disa familjeve si rezultat i vërshimeve, po ashtu, disa rrugë kanë mbetur të pakalueshme, rruga për në fshatin Graboc, rruga Plemetin-Hamidi, një pjesë e rrugës Palaj-Obiliq dhe rruga në Obiliqin e vjetër.
Ekipet e DSHPE-së, gjatë gjithë kohës gjenden në teren për çdo lloj intervenimi të mundshëm dhe drejt normalizimit të kësaj situate. Me këtë rast, kërkoj mirëkuptim dhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve, rastet e juaja mund të i adresoni në këta numra:
045 163 100
044 402 842
Ne po vazhdojmë të jemi në teren, të bashkuar në çdo sfidë! /Lajmi.net/