Edson Alvarez në listën e Barcelonës – katalanët duan një mesfushor pivot, në merkaton e janarit
Barcelona ka nisur qysh tani të mendojë për zëvendësuesin e Sergio Busquets, madje me urgjencë. Katalanët duhet të gjejnë një lojtar që luan si mesfushor dhe bën rolin e pivotit (të vetëm), për t’iu përshtatur sistemit të Barcelonës. Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barcelona janë duke mbajtur Edson Alvarez në monitorim dhe ai është në listën…
Sport
Barcelona ka nisur qysh tani të mendojë për zëvendësuesin e Sergio Busquets, madje me urgjencë.
Katalanët duhet të gjejnë një lojtar që luan si mesfushor dhe bën rolin e pivotit (të vetëm), për t’iu përshtatur sistemit të Barcelonës.
Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barcelona janë duke mbajtur Edson Alvarez në monitorim dhe ai është në listën e ngushtë të dëshirave, përcjell lajmi.net.
Katalanët e kanë ndjekur lojtarin sidomos në paraqitjet e tij në Champions League.
Përveç Edson Alvarez, në listë ka edhe disa emra të tjerë, si janë: Ruben Neves, Zubimendi, Enzo Fernandez e Ibrahim Sangare. /Lajmi.net/