Edon Zhegrova publikon një storie në Instagram, ‘bëhet’ baba

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës tashmë janë grumbulluar në Prishtinë, teksa janë duke zhvilluar stërvitjet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Sport

04/09/2019 14:13

‘Dardanët’ do përballën me 7 shtator nga ora 15:00 me Republikën Çeke, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Tre ditë më pas, të besuarit e Bernard Challandes do udhëtojnë në Angli për t’u takuar me ‘Tre Luanët’, shkruan lajmi.net.

Atmosfera duket e mire përpara fillimit të ndeshjeve, me Edon Zhegrovën që sërish ka marrë vëmendjen për shkak të aktivitetit të tij në rrjetet sociale.

Futbollisti i Basel ka postuar një ‘InstaStory’, ku shihet me portierin Aro Muric dhe prurjen e re, Florent Muslija, duke i bashkangjitur një shkrim ironik.

“Me djalin tim të madh, Aro Muric dhe djalin tim të vogël, Florent Muslija”, ka shkruar Zhegrova në Instagram. /Lajmi.net/