Edon Zhegrova do të jetë 100% i gatshëm për Kosovën ndaj Sllovenisë dhe Suedisë

Pasi gjatë ditës së sotme në media u raportua se Edon Zhegrova mund të mungojë në dy ndeshjet e rëndësishme të muajit tetor për Përfaqësuesen e Kosovës, vjen një lajm i mirë për “Dardanët”. Gazetari i njohur sportiv në Kosovë, Arlind Sadiku, ka konfirmuar se Zhegrova do të jetë 100% i gatshëm për ndeshjet ndaj…

Sport

02/10/2025 17:36

Pasi gjatë ditës së sotme në media u raportua se Edon Zhegrova mund të mungojë në dy ndeshjet e rëndësishme të muajit tetor për Përfaqësuesen e Kosovës, vjen një lajm i mirë për “Dardanët”.

Gazetari i njohur sportiv në Kosovë, Arlind Sadiku, ka konfirmuar se Zhegrova do të jetë 100% i gatshëm për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Suedisë, që zhvillohen në kuadër të fazës përgatitore për Kampionatin Botëror.

Sulmuesi anësor i Juventusit po rikuperohet nga lëndimi, dhe thuhet se ai do të jetë në dispozicion të trajnerit edhe për fundjavën, ku pritet të startojë në ndeshjen kundër Milanit në Serie A./Lajmi.net/