Edi Rama publikon foto mahnitëse nga protesta në Tiranë: LIRI KA EMËR
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga protestat e fundit në Tiranë, ku qytetarët dolën në rrugë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët dhe ish-luftëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Në fotografinë e publikuar, duket qartë statuja e Skënderbeut, ndërsa Rama e ka shoqëruar me një mbishkrim…

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga protestat e fundit në Tiranë, ku qytetarët dolën në rrugë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët dhe ish-luftëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në fotografinë e publikuar, duket qartë statuja e Skënderbeut, ndërsa Rama e ka shoqëruar me një mbishkrim simbolik:
“L🇦🇱I🦅R🇽🇰I🦅A🇦🇱ka🇽🇰E🦅M🇦🇱Ë🦅R🇽🇰”, një mesazh që duket të bashkojë identitetin shqiptar dhe atë kosovar, transmeton lajmi.net.
Ky postim ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke nxitur komentet dhe reagimet e qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestë, si dhe nga ata që mbështesin kauzën për drejtësi.
Fotografia e Skënderbeut në sfond simbolizon unitetin kombëtar dhe traditën e përjetshme të rezistencës shqiptare./lajmi.net/