Edi Rama kujton protestat e dhjetorit 1990
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar protestën studentore të dhjetorit kundër sistemit komunist në Shqipëri dhe ka thënë se të jesh sot një i ri, pasues i këtyre djemve të dhjetorit 1990, nuk mjafton të jesh në partinë që doli prej asaj lëvizjeje.
Lajme
“Që të jesh i denjë për aspiratën e tyre, do të thotë që me flamurin në zemër dhe Europën në mendje, të ndjekësh një vizion të së ardhmes që sot për sot s’ka asnjë lidhje me atë parti”, ka shkruar Rama. “Që të protestosh sot në emër të rinisë, duhet në fund të fundit të mos negociosh lirinë tënde për llogari të partisë që lirinë e ka vetëm fjalë në majë të gjuhës dhe padyshim, të jesh i ditur të paktën sa ata kundër të cilëve proteston. Respekt për të gjithë ata të dhjetorit të vërtetë”, ka shtuar ai.