Edhe Prokuroria e cilëson si të “dyshimtë”, nisin hetimet për vdekjen e policit, Fadil Syleviq

Prokuroria Themelore e Prishtinë ka nisur hetimet për vdekjen e ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës Fadil Syleviqit.

Lajme

16/01/2021 14:38

Policia e Kosovës, ka njoftuar se Syleviq është gjetur pa shenja jete në pjesën malore në mes të fshatit Zllatar dhe fshatit Matiçan ne vendin e quajtur “Kërpë”.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj ka konfirmuar për lajmi.net se kanë nisur hetimet për këtë rast, që është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Ulaj tha se Prokuroria dhe Policia janë duke vazhduar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, për sqarimin e rrethanave të rastit.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ka filluar hetimet lidhur me këtë rast. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është kualifikuar si “vdekje e dyshimtë” dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Insititutin e Mjekësisë Ligjore, Prishtinë. Po ashtu, ju njoftojmë se prokuroria në bashkëpunim me policinë, janë duke vazhduar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, për sqarimin e rrethanave të rastit në fjalë​”, ka thënë Ulaj.

Edhe Policia e Kosovës ka treguar se vdekjen e ka cilësuar si të dyshimtë.

“Fsh. Zllatar, Prishtinë 15.01.2021 – 13:56. Është raportuar se në pjesën malore në mes të fshatit Zllatar dhe fshatit Matiçan ne vendin e quajtur “Kërpë” është trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë e cila ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Rasti i Syleviqit “vdekje e dyshimtë” për Policinë