Sot Dita e Europës, Prishtina e feston me disa aktivitete e koncert

Në Prishtinë sot janë planifikuar aktivitete për të shënuar Dita e Europës, e cila është festë zyrtare e ditë pushimi në vend. Dita e Europës festohet çdo vit më 9 maj, në përkujtim të Deklaratës së Schuman-it të vitit 1950, e cila hodhi themelet e Bashkimit Europian pas Luftës së Dytë Botërore. Në shumë vende…

Lajme

09/05/2026 08:59

Në Prishtinë sot janë planifikuar aktivitete për të shënuar Dita e Europës, e cila është festë zyrtare e ditë pushimi në vend.

Dita e Europës festohet çdo vit më 9 maj, në përkujtim të Deklaratës së Schuman-it të vitit 1950, e cila hodhi themelet e Bashkimit Europian pas Luftës së Dytë Botërore.

Në shumë vende të BE-së, 9 maji shënohet me aktivitete kulturore, ceremoni, debate, koncerte dhe evente edukative, por është një ditë simbolike dhe ditë pune normale.

Në Prishtinë Zyra e BE’së ka organizuar disa aktivitete, si më poshtë:

12:00 – Hapja e ekspozitës “Me art festojmë Evropën”. (Europe House Prishtinë)

13:00 – Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

13:00 – Këndi i BE-së për fëmijë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

13:00 – Panairi “Team Europe”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

13:10 – Fjalët hyrëse. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

13:30 – Koncert i fëmijëve “Kori Okarina”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

20:00 – Koncerti për Ditën e Evropës. Këndojnë Edona Reshitaj, Jehona Sopi dhe Vesa Luma. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)