Edhe një lajm i keq për Real Madridin pas humbjes nga Real Betis (FOTO)
Real Madrid u ndal në rrugën drejt rekordit.
Sport
Real Madrid u mposht nga Real Betis me rezultat 0:1 në duelin e xhiros së pestë në La Ligë.
Cristiano Ronaldo u rikthye nga suspendimi por as ai nuk arriti t’i ndihmojë ekipit të arrijë fitoren në Santiago Bernabeu.
Kurse, mediat spanjolle kanë publikuar një tjetër lajm të keq për ekipin e Zinedine Zidane, përcjell “lajmi.net”.
Real Madrid u ndal në 512 ditë të golave të njëpasnjëshëm duke mbetur pa e thyer rekordin e Santosit. /Lajmi.net/