Ederson: Mund të fitojmë tripletën

Portieri i Manchester Cityt, Ederson është shprehur optimist se këtë edicion mund të fitojnë të tre trofetë.

Sport

08/03/2022 18:14

“Qytetarët” janë në garë për Ligën e Kampionëve, Premierligë dhe FA Cup, derisa kanë mbetur edhe disa muaj para përfundimit të këtij edicioni, transmeton lajmi.net.

Para ndeshjes ndaj Sporting, braziliani u shpreh optimist se në këtë edicion mund të fitojnë të tre trofetë.

“Patjetër që City mund të fitojë tripletën. Ne e dimë se sa e vështirë është. Një sezon këtu në Angli është shumë intensiv, veçanërisht rreth periudhës së “Boxing Day” kur ka shumë ndeshje në një kohë të shkurtër”.

“Kjo është shumë kërkuese për të gjithë grupin. Ne e dimë se sa e vështirë është, por ne kemi cilësinë për ta bërë këtë. Ne e kemi treguar këtë më parë dhe po e tregojmë për momentin. Mendoj se jemi plotësisht të aftë të takohemi me këtë arritje.

“Ka sfida në çdo garë, por merre hap pas hapi dhe përpiqu të arrish gjëra të mëdha në të ardhmen”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Man City me një ‘këmbë’ është në çerekfinale, pasi ndeshjen e parë e fituan me rezultat të thellë 0:5./Lajmi.net/