E turpshme: Ndërpritet ndeshja Ylli – Prishtina
Ndeshja ndërmjet KB Ylli dhe KB Prishtina nuk pati mundësi të zhvillohej deri në fund.
Sport
Pak minuta para se të përfundonte takimi mes Yllit dhe Prishtinës, kur rezultati në semafor tregonte 64:68, tifozët e Yllit hodhën gjësende në parketin e palestrës, shkruan lajmi.net.
Gjitha këto ngjarje erdhën pas një vendimi të kontestueshëm të gjyqtarëve të takimit, që gjithsesi se nuk justifikon veprimet e ‘xhebrailave’.
Ngjarje të këtilla e përcollën basketbollin kosovar edhe në Mitrovicë, ku tifozët dhe disa anëtarë të skuadrës së Trepçës kishin sulmuar delegatët e asaj ndeshje.
Këto situata sigurisht se duhet shmangur. Tifozët duhet të tregohen më të përmbajtshëm dhe të mos e dëmtojnë fytyrën e basketbollit në Kosovë. /Lajmi.net/