E tërheq makinën nga gropa, por e hedh në gropën tjetër

Shoferi me një makinë të tipit Mustang kishte përfunduar në një gropë në njërën anë të rrugës, dhe së shpejti shoferi i një automjeti tjetër shfaqet për ta ndihmuar.

Fun

04/06/2020 15:05

Pasi makina tjetër fillon ta tërheq atë nga gropa, makina Mustang përfundon në gropën tjetër, në anën tjetër të rrugës, si pasojë e tërheqjes me shpejtësi nga makina tjetër, transmeton Telegrafi.

Është gjithmonë bukur kur një i huaj ju ofron ndihmë, por nganjëherë duke dashur të ndihmojmë mund të bëjmë edhe më shumë dëme, sikurse rasti i këtyre veturave.

Ngjarja ka ndodhur në Nashville në Shtetet e Bashkuara.

YouTube player