E rriti vetë, 35-vjeçarja martohet me djalin e ish-bashkëshortit

Një 35-vjeçare ka publikuar në mediat online për miq e të afërm lajmin se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Deri këtu gjithçka në rregull por ajo ka ngjallur zemërim në rrjet pasi ka njoftuar se është duke menduar për dasmë me djalin e ish-bashkëshortit të saj të cilin e rriti që të vogël.

Fun

10/06/2020 17:18

Partneri i saj është 15 vite më të ri dhe Marina Balmasheva e ka parë për herë të parë kur ishte ende fëmijë madje u kujdes për të gjatë martesës 10-vjeçare me të atin.

I dashuri i saj i ri quhet Vladimir dhe është 20 vjeç ndërsa lidhja e tyre vjen pas ndarjes së gruas me babain e tij Alexey, me të cilin kishte qëndruar 10 vite martuar.

Nuk mund ta mbajmë më të fshehtë. Unë dhe Vladimir jemi në pritje të fëmijës tonë të parë. Jam një muajsh, por ju njoftoj se shumë shpejt do të shikoni dhe dasmën tone.
Sakaq, disa javë më parë Marina publikoi një foto të 13 viteve më parë ku shihej ajo së bashku me Vladimir, i cili asokohe ishte vetëm 7 vjeç. Foto nxiti mjaft reagime negative në rrjete sociale.