E paska tepruar me ushqim, Casemiro shfaqet në stërvitjen e Manchester Unitedit me fizik jo të mirë

Lojtarët e Manchester United janë përfshirë shumë në procesin stërvitor si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ardhshëm dhe Casemiro i është bashkuar më në fund skuadrës, pasi ka marrë pushime të zgjatura. Brazilianit iu dhanë ditë shtesë pushimi nga trajneri Erik ten Hag për shkak të angazhimeve të tij me kombëtaren e Brazilit muajin…

Sport

21/07/2023 16:54

Lojtarët e Manchester United janë përfshirë shumë në procesin stërvitor si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ardhshëm dhe Casemiro i është bashkuar më në fund skuadrës, pasi ka marrë pushime të zgjatura.

Brazilianit iu dhanë ditë shtesë pushimi nga trajneri Erik ten Hag për shkak të angazhimeve të tij me kombëtaren e Brazilit muajin e kaluar. Më pas ai shkoi në SHBA ku i kaloi pushimet në shoqërinë e familjes dhe miqve, por duke u nisur nga pamja fizike, ai pushim e ndryshoi për keq, shkruan Lajmi.net

Casemiro u shfaq në stërvitjen e “Djajve të Kuq” me një rritje të dukshme në peshë, gjë që e bëri atë objekt talljeje nga tifozët në rrjetet sociale. Mesfushori me tipare mbrojtëse mbërriti në Old Trafford në verën e vitit të kaluar dhe mund të thuhet me siguri se ai është një nga blerjet më të mira të Unitedit në vitet e fundit./Lajmi.net/