E pabesueshme: Gruaja bie nga kati i nëntë, zgjohet në këmbë dhe fillon të ecë
Një grua në Izluchinsk të Rusisë është incizuar duke shpëtuar e gjallë, pas rënies nga kati i nëntë i një ndërtese, më 22 janar.
Fun
Në pamjet e ngarkuara në platformën e videove ‘Youtube’, gruaja shihet duke u zgjuar në këmbët e saj dhe duke filluar të ecë menjëherë pas rënies nga ndërtesa, transmeton lajmi.net.
Në përshkrimin e videos nuk është dhënë ndonjë informacion në lidhje me identitetin e viktimës.
Kamerat e sigurisë tregojnë se gruaja e pa identifikuar bie në një masë të madhe dëborë, gjë që ia shpëton jetën asaj.
Pas tre sekondash rënieje, ajo ngrihet në këmbët e saj dhe fillon të ecë. /Lajmi.net/
