E konfirmuar: Në nëntor, Wilder mbron titullin e WBC kundër Luis Ortiz

Është konfirmuar dueli i radhës për kampionin e WBC, Deontay Wilder.

Sport

29/09/2019 09:15

Wilder do të rikthehet në ringun e boksit gjatë muajit nëntor, për tu përballur me Luis Ortiz, përcjell lajmi.net.

Ky duel do të jetë i dyti ndërmjet këtyre dy boksierëve, pasi më parë Wilder e kishte mposhtur Ortizin.

Boksierët do të vihen përballë njëri tjetrit gjatë muajit nëntor, në qytetin e Las Vegas.

Në rast se Wilder triumfon, gjasat janë të mëdha që pastaj të kemi një revansh mes Wilder dhe Fury. /Lajmi.net/