E konfirmon trajneri i Uellsit: Bale rikthehet në nëntor
Trajneri i Uellsit, Robert Page ka konfirmuar se sulmuesi Gareth Bale do jetë gati në nëntor.
Sport
Uellsiani nisi në mënyrë fenomenale këtë edicion, sidoqoftë pësoi lëndim muskulor, transmeton lajmi.net.
Ky lëndim do ta mbajë jashtë fushës deri në muajin nëntor, kështu se paku ka thënë trajneri i Uellsit.
“Lëndimi i Bale është muskulor, shumë seriozë. Fatmirësisht, është duke u shëruar më mirë sesa pritej dhe jemi të sigurt se do jetë gati në nëntor”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Bale këtë edicion zhvilloi tre ndeshje në La Liga, duke shënuar një herë./Lajmi.net/