E konfirmon Romano: Kristjan Asllani drejt Besiktas
Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, është shumë pranë kalimit te Besiktas. Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, është arritur një marrëveshje verbale me Inter, e cila parashikon huazimin e lojtarit me opsion blerjeje, raporton lajmi.net Sipas detajeve të bëra publike, Besiktas do të mbulojë pagën e Asllanit deri në qershor, ndërsa opsioni për ta…
Sport
Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, është shumë pranë kalimit te Besiktas.
Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, është arritur një marrëveshje verbale me Inter, e cila parashikon huazimin e lojtarit me opsion blerjeje, raporton lajmi.net
Sipas detajeve të bëra publike, Besiktas do të mbulojë pagën e Asllanit deri në qershor, ndërsa opsioni për ta blerë lojtarin në fund të huazimit nuk është i detyrueshëm.
Asllani pritet të fluturojë për në Stamboll më vonë gjatë ditës, nëse gjithçka shkon sipas planit./Lajmi.net/