E konfirmon Pacquiao, nisin bisedimet me Mayweather për ‘revanshin e parave’

Manny Pacquiao dhe Floyd Mayweather mund të vihen përsëri përballë njëri tjetrit, në ringun e boksit.

Sport

30/09/2019 10:59

Dy boksierët ishin përballur më parë kur kishin vendosur rekord për shumën e fituar pas atij meçi, të cilin e fitonte amerikani Mayweather.

Tash e sa kohë është folur për një revansh të mundshëm mes dy boksierëve, por amerikani hidhte poshtë një mundësi të tillë, kurse së fundmi, boksieri nga Filipinet ka konfirmuar se janë në negociata me Mayweather për një duel të dytë, transmeton lajmi.net.

“Njerëzit e mi po flasin me njerëzit et ij. Nuk e dimë cilat janë zhvillimet, sepse nuk kemi të reja” ka thënë Pacquiao.

Sipas fjalëve të Manny, shumë shpejtë mund të shohim pjesën e dytë e meçit të zhvilluar në 2015. /Lajmi.net/