E jashtëzakonshme: Momenti kur polici e shpëton foshnjën nga vdekja

Një polic është incizuar duke bërë veprim heroik, respektivisht duke shpëtuar jetën e një foshnje që ishte duke gulçitur.

Fun

14/07/2020 16:11

Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë së veturës së policisë, e më pas janë publikuar në tabloidin ‘Daily Mail’, duke marrë vëmendjen e mijëra njerëzve, shkruan lajmi.net.

Gjesti heroik është përshëndetur lart nga komentuesit e tabloidit në faqën ‘Facebook’, duke e përgëzuar për punën e bërë policin, identiteti i së cilit mbetet i fshehur deri më tani.

Çdo sekond rezultonte të ishte jetik për foshnjën, ndonëse polici arriti të reagonte me qetësi dhe gjakftohtësi për ta parandaluar më të keqën.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë momentin heroik të policit. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/DailyMail/videos/635377787078909/