E frikshme: Lojtari i Tottenham përplas kokën në reklama, alarmohet stafi mjekësor
Një skenë e frikshme ka ndodhur në ndeshjen mes Chelsea dhe Tottenham.
Sport
Në derbin e Londrës po shkonte gjithçka mirë deri në minutën e 21’, kur Tanganga rrezikoi veten e tij, përcjell lajmi.net.
Mbrojtësi i Tottenham rrëshqiti në anësore dhe përplasi kokën e tij me një reklamë të stadiumit.
Përplasja mund të ishte me pasoja të rënda, por për fatin e mirë gjithçka shkoi pa lëndime të rënda.
Stafi mjekësor i Tottenham u alarmua nga rënia e Tanganga, por lojtari u ngrit shpejt dhe tejkaloi situatën pa telashe.
Shikoni videon më poshtë. /Lajmi.net/
@lajminet_ Momenti i frikshëm kur Tanganga përplas kokën në reklama #chelsea #tottenham #chetot #premierleague ♬ original sound lajminet_