“E frikë ka, ushtimë ka sa t’dush” banorët e këtij fshati të Lipjanit në hall me zhurmën e aeroplanëve
Banorëve të fshatit Dubrojë e Madhe e Lipjanit po u shkakton probleme afërsia e madhe me aeroportin. Ky fshat i cili gjendet hiç më larg se 12 km nga aeroporti, rastis që të përballet edhe me zhurmën e madhe që shkaktohet nga ngritjet dhe rëniet e aeroplanëve. Aterimet pos zhurmës që tashmë qytetarëve të kësaj…
Lajme
Banorëve të fshatit Dubrojë e Madhe e Lipjanit po u shkakton probleme afërsia e madhe me aeroportin.
Ky fshat i cili gjendet hiç më larg se 12 km nga aeroporti, rastis që të përballet edhe me zhurmën e madhe që shkaktohet nga ngritjet dhe rëniet e aeroplanëve.
Aterimet pos zhurmës që tashmë qytetarëve të kësaj ane u është bërë e zakonshme, jo rrallëherë ka ndodhur t’u rrëzojnë në tokë edhe tjegullat e kulmeve të shtëpive, shkruan lajmi.net.
“Fluturimet nganjëherë na i qesin qeremidet në tokë“, thotë një qytetar i këtij fshati.
Ai tutje vazhdoi se ndonëse frikë e zhurmë ka, ata prapë kanë arritur të adaptohen.
Ne tash jemi adaptu, fëmija tonë janë adaptu, po kur po vjen dikush i huji ata veç po frikësohen më shumë. E frikë ka, ushtimë ka sa t’dush”, përfundoi ai./Lajmi.net