E bleu në verë, Juventusi gati ta shesë yllin e skuadrës

Tuttosport pretendon se Juventus tashmë po planifikon të shesë Aaron Ramsey, vetëm një vit pasi u ble si lojtar i lirë nga Arsenali.

Sport

09/02/2020 16:31

Mesfushori 29-vjeçar ka bërë 19 paraqitje me fanellën Bianconeri këtë sezon, duke shënuar dy gola.

Sidoqoftë, ai ka luftuar me problemet muskulore, pasi dëmtimet e kanë penguar karrierën e uellsianit, përcjell lajmi.net.

Edhe pse Ramsey ishte teknikisht një lojtar i lirë, Juventusit akoma u duhej të paguante 3.6 milion euro në komision për agjentët e tij.

Ashtu si Emre Can nga Liverpool, i cili u shit në Borussia Dortmund muajin e kaluar për mbi 20 milionë euro, Tuttosport beson se Ramsey do ta ketë fatin e njëjtë. /Lajmi.net/