E ardhmja e boksit, Daniel Dubois, ka disa fjalë për Anthony Joshuan

Daniel Dubois i cili është një nga boksierët më premtues në botë ka lëshuar disa komente për kampionin e peshave super të rënda, Anthony Joshua.

Sport

04/03/2019 22:46

Dubois ka shprehur mirënjohjen e tij për AJ duke e falënderuar për mundësinë që të stërvitej me të, në fillimin e karrierës së tij.

Të gjitha këto fjalë boksieri i ka thënë para duelit të tij të së premtes, kundër Razvan Cojanu.

“Ishin stërvitje të mira” ka thënë Dubois për ushtrimet me AJ, për ‘BT Sport’, transmeton lajmi.net.

“Ato më drejtuan mua në ndeshjet profesionale, pasi ndava një ring me të. Ishte ndihmë e madhe dhe eksperiencë e mirë” ka thënë tutje i riu.

Që nga debutimi i tij në boksin profesional , në prill të 2017, Dubois ka një rekord 9-0-0, duke fituar me nokaut në tetë prej nëntë dueleve. /Lajmi.net/