Dygolësh i Neymar në fitoren e Brazilit (Video)

Neymar ka shënuar dy gola në fitoren e Brazilit kundër Turqisë me rezultat 2-0, e cila nuk ishte asgjë më shumë se një miqësore.

Sport

12/11/2014 21:31

Në minutën e 20’ Neymar shënon golin e parë në këtë takim, para se katër minuta më vonë Kaya të shënojë autogol. Willian në minutën e 44’ shënon për 3-0, duke përfunduar dilemën e fituesit që në pjesën e parë.

Në minutën e 60, Neymar arrin që të shënojë golin e tij të dytë personal në këtë takim dhe të katërtin për Brazilin, që njëherish ishte dhe goli përfundimtar në këtë ndeshje.

Turqia është duke e treguar edhe një herë se është duke kaluar në një formë shumë të keqe, ndërsa Brazili si duket është rigjeneruar me arritjen e trajnerit të ri dhe me një Neymar në formë të madhe.

Vlen të përmendet që në këtë takim, performancë briliante pati dhe anëtari i Chelseas, Willian, i cili së bashku me Neymarin ishin lojtarët e ndeshjes të kësaj përballje.

Video