Dy raste të armëmbajtjeve pa leje në Viti dhe Kamenicë

Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të reja të armëmbajtjeve pa leje. Ngjarjet kanë ndodhur gjatë mëngjesit të djeshëm në Viti dhe Kamenicë, ku janë gjetur dhe konfiskuar një revole, një armë gjuetie dhe disa fishekë, shkruan lajmi.net. Njoftimi i Policisë: ARMËMBAJTJE PA LEJE Viti / 16.01.2024 – 10:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar për…

Lajme

17/01/2024 09:33

Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të reja të armëmbajtjeve pa leje.

Ngjarjet kanë ndodhur gjatë mëngjesit të djeshëm në Viti dhe Kamenicë, ku janë gjetur dhe konfiskuar një revole, një armë gjuetie dhe disa fishekë, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i Policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Viti / 16.01.2024 – 10:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një revole me 9 fishekë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Kamenicë  16.01.2024 – 10:40 .  Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar  i është gjetur dhe konfiskuar një  armë gjuetie me dy copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt.

Dy të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt. /Lajmi.net/