Dy qenë i vërsulen gjarprit, kështu e “shqyejnë” atë
Dy qenë të llojit "dachshund" iu janë vërsulur një gjarpri, i cili kishte gjetur strehën nën një objekt të vjetër të pronarit të kafshëve.
Fun
Pamjet janë filmuar nga vetë pronari, si dhe janë ngarkuar në platformën e videove ‘Youtube’, përkatësisht në kanalin “Coyoteman Grady Gann“, shkruan lajmi.net.
Siç shihet edhe në video, fillimisht njëri nga kafshët shtëpiake e sulmon zvarranikun, duke e mbajtur pezull në dhëmbët e mprehtë.
Me të përfunduar ngacmimin, duelit i bashkangjitet edhe qeni i tjetër. Të dy qentë, në bashkëpunim dhe dyluftim të jashtëzakonshëm, arrijnë ta largojnë nga territori i tyre.
Ndiqini pamjet në videon e mëposhtme për t’i kuptuar të gjitha sekuencat e ngjarjes. /Lajmi.net/
