Dy persona në Skenderaj akuzohen për ndërtim pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm – rrëshqitja e dheut dëmton prona publike e private

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet A.A. dhe A.A., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës nga 20 korriku deri më 11 gusht…

Lajme

21/10/2025 15:19

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet A.A. dhe A.A., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës nga 20 korriku deri më 11 gusht 2023, në Skenderaj, janë hasur duke kryer punime ndërtimore pa leje në një vendpunishte, në kundërshtim me dispozitat ligjore për ndërtim, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, ata dyshohet se nuk kanë respektuar detyrimet ligjore për sigurinë në vendin e punës, duke mos vendosur pajisje mbrojtëse gjatë mihjes së dheut. Si pasojë, ka ndodhur një rrëshqitje masive e dheut, rreth 10 metra nën nivelin e asfaltit, e cila ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronën publike përgjatë dy rrugëve, në murin dhe rrethojën e çerdhes së fëmijëve që ishte në ndërtim, si dhe në prona private në pronësi të F.S. dhe D.Xh.

Prokuroria ka propozuar që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohen sanksione penale në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Kosovës./lajmi.net/