Dushi njofton largimin nga KF Drenica

Jeton Dushi ka njoftuar largimin nga KF Drenica.

Sport

17/01/2021 11:43

KF Drenica dhe futbollisti Jeton Dushi, kanë ndërprerë bashkëpunimin ndërmjet tyre, transmeton lajmi.net

Lajmin e ka bërë të ditur vet lojtari, përmes llogarisë së tij sociale, Fabebook. Dushi erdhi tek Drenica në vitin 2020 nga KF Dukagjini.

Ai i ka falenderuar të gjithë stafin e klubit futbollistik, Drenica, gjithashtu edhe bashkëlojtarët.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të Dushit në rrjetin social Facebook./Lajmi.net/