Duket se Perez ka vendosur, ja kë po e transferon te Real Madridi

Florentino Perez është para një dileme të madhe.

Sport

17/10/2018 13:09

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk e di ende se cili lojtar ta transferoj.

Në listën e skuadrës spanjolle janë lojtarë si, Neymar, Mbappe, Hazard dhe Kane, por që ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete, përcjell “lajmi.net”.

Perez është duke menduar që ta transferoj yllin e Chelseas, pasi e ka më të lehtë dhe kushton më pak për shkak të kontratës që i skadon në vitin 2020.

Por, Real Madridi nuk e përjashton mundësinë e transferimit të Harry Kanes nga Tottenhami, që shihet si zëvendësues i Karim Benzemas. /Lajmi.net/