Dronët DJI do të vijnë me detektor për aeroplan dhe helikopter
DJI sjell një vegël të re në modelet e dronëve.
Auto & Tek
Krijuesi i dronëve DJI është zotuar të krijojë vegël për detektimin e aeroplanëve dhe helikopterëve për të zvogëluar rrezikun e goditjeve.
Disa prej dronëve të fokusuar në industrinë e DJI-t tashmë kanë veçori të ndërtuara, por tani është zotuar të shtojnë atë në të gjitha dronët që peshojnë më shumë se 250 gramë, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.
Sistemi i tij AirSense mbledh sinjale të vendndodhjes të transmetuara nga avionë të tjerë.
Piloti i dronit do të paralajmërohet që një aeroplan ose helikopter është afër, në mënyrë që ata të mund të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm. /Lajmi.net/