Drita e fortë për Dukagjinin, shënon fitore të lehtë

Skuadra nga Anamorava, Drita, ka shënuar fitore të lehtë në përballje me Dukagjinin.

Sport

30/08/2019 17:51

Drita ka mposhtur Dukagjinin me rezultatin 0:4, pa ndonjë problem, për të marrë pozitën e parë përkohësisht, raporton lajmi.net.

Ishte Xhevdet Shabani lojtari vendimtar në këtë takim, me dy gola të realizuar. Fillimisht, Shabani hapi serinë e golave, kur po luhej minuta e 9’ e takimit.

Një minutë para fundit të pjesës së parë, ishte Bunjamin Shabani ai që dyfishoi epërsinë e Dritës, raporton lajmi.net.

Skuadra e Dukagjinit, goditjen e fundit e morri në minutën e 74’, kur Xhevdet Shabani realizoi për 0:3.

Rezultatin e vulosi Haxhimusa, i cili në minutën e 91′ realizoi për 0:4, për këtë fitore spektakolare të gjilanasve.

Me këtë fitore, ‘Intelektualët’ grumbullojnë gjashtë pikë, dhe mbajnë përkohësisht pozitën e parë në tabelë. /Lajmi.net/