Drin “makazze” Shaqiri i treti në botë për çmimin “Lojtari i ri më i mirë i vitit” në “Counter Strike 2.0”

Talenti kosovar i Counter-Strike, Drin “makazze” Shaqiri, është renditur në vendin e tretë në kategorinë prestigjioze “Lojtari i ri më i mirë i vitit” në ceremoninë e HLTV Awards, e mbajtur të shtunën në Beograd. Çmimi “Lojtari i ri më i mirë i vitit” u fitua nga kazaku Danil “molodoy” Golubenko i FURIA-s, ndërsa vendi…

Sport

10/01/2026 23:10

Talenti kosovar i Counter-Strike, Drin “makazze” Shaqiri, është renditur në vendin e tretë në kategorinë prestigjioze “Lojtari i ri më i mirë i vitit” në ceremoninë e HLTV Awards, e mbajtur të shtunën në Beograd.

Çmimi “Lojtari i ri më i mirë i vitit” u fitua nga kazaku Danil “molodoy” Golubenko i FURIA-s, ndërsa vendi i dytë i takoi Maxim “kyousuke” Lukin të Falcons, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, paraqitjet e makazze-s gjatë vitit 2025 kanë qenë mbresëlënëse dhe e kanë pozicionuar atë mes tre talenteve më të mëdha të rinj në skenën botërore të Counter-Strike.

Makazze pati një ndikim të menjëhershëm te Natus Vincere, pasi zëvendësoi me sukses Justinas “jL” Lekavicius, duke ndihmuar ekipin ukrainas të sigurojë një numër të madh paraqitjesh në playoff në gjysmën e dytë të vitit. Paraqitjet e tij të qëndrueshme dhe pjekuria në lojë u vlerësuan lart nga komuniteti ndërkombëtar.

Renditja në Top 3 për çmimin “Lojtari i ri më i mirë i vitit” e konfirmon Drin “makazze” Shaqirin si një nga emrat më premtues të Counter-Strike global dhe si një përfaqësues të denjë të Kosovës në esport.

Lojtari i ri më i mirë i vitit – HLTV Awards 2025:

  1. Danil “molodoy” Golubenko (Kazakistan)
  2. Maxim “kyousuke” Lukin (Rusi)
  3. Drin “makazze” Shaqiri (Kosovë)./lajmi.net/