Drin Kokaj garoi sot në sllallomin e madh – ky është rezultati i tij

Kosova po vazhdon të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj.

Sport

13/01/2020 17:00

Në Lozanë, vendin ku po mbahen Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, po garon edhe Kosova me sportistët e saj.

Sot, skitari Drin Kokaj ka garuar në disiplinën e sllallomit të madh, përcjell lajmi.net.

Kokaj gjatë lëshimit të parë ka bërë një gabim, për çka edhe është diskualifikuar nga gara.

Drini do të garojë edhe nesër në sllallom. Shpresojmë të bëjë më mirë në atë garë. /Lajmi.net/