Drilon Hajrizi optimist para kualifikueseve për botëror: Kemi ekip të mirë për të pasur suksese

Ylli i Pejës, Drilon Hajrizi, ka folur pas grumbullimit të parë të Kombëtares së Kosovës, për kualifikueset e botërorit.

Sport

17/02/2020 21:32

Kosova sot ka mbajtur stërvitjen e parë nën urdhrat e Christos Marmarinos, ku kanë filluar përgatitjet për dy ndeshjet e parë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Pas stërvitjes, Drilon Hajrizi ka dhënë disa komente, ku është shprehur optimist për aventurën që po i afron Kosovës.

“Hymë në këtë stërvitje pas angazhimeve me skuadrat gjatë Final 8. Besoj se do të angazhohemi maksimalisht. Kemi një ekip të mirë për të pasur sukses. Me punën që do të bëjmë shpresoj shumë se do të tregojmë lojëra të mira”, u shpreh Hajrizi, përcjell lajmi.net.

Drilon Hajrizi në këtë grumbullim vjen pas angazhimit me Pejën, ku gjatë javës së kaluar fitoi  Kupën e Kosovës. /Lajmi.net/