Dridhet Reali, sa do të mungojë Marcelo?

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo do të mungojë për tri javë për shkak të një lëndimi.

Sport

26/02/2016 14:07

Real Madrid është goditur nga lajmi i keq për lëndimin e Marcelos.

Mbrojtësi është tërhequr nga stërvitja e sotme për shkak të një problemi.

Kurse, e përditshmja sportive madrilene “Marca” ka njoftuar se Marcelo nuk do të mungojë vetëm në ndeshjen e ardhshme kundër Atletico Madridit, përcjell “Lajmi.net”.

Reprezentuesi brazilian nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Zinedine Zidane për tri javët e ardhshme.