Dortmund shfaq interesim për Chiesan

Klubi gjerman është në kërkim të përforcimeve.

Sport

23/09/2021 18:40

Erling Haaland duket se do të largohet nga Borussia Dortmund verën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Kjo ka bërë që drejtuesit e ekipit gjerman të fillojnë të mendojë për zëvendësimin e tij.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Dortmund është duke menduar seriozisht transferimin e futbollistit të Juventusit, Federico Chiesa.

Chisea po shihet si zëvendësues ideal i Haaland dhe drejtuesit duan ta kenë në ekip patjetër.

Megjithatë, Dortmundi nuk do ta ketë aspak të lehtë të sigurojë shërbimet e tij, pasi thuhet se Juventus po kërkon mbi 100 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet 23-vjeçarin. /Lajmi.net/