Dortmund nuk është njësoj

Real Madrid do të ndeshet me Borussia Dortmundin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Los Blancos përballen me skuadrën gjermane që i eliminoi nga gara në gjysmëfinale të edicionit të kaluar dhe për më tepër doli e pamposhtur në duele me ta edhe në fazën e grupeve duke marrë katër pikë nga gjiganti madrilen. Mirëpo,…

Sport

22/03/2014 12:09

Real Madrid do të ndeshet me Borussia Dortmundin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos përballen me skuadrën gjermane që i eliminoi nga gara në gjysmëfinale të edicionit të kaluar dhe për më tepër doli e pamposhtur në duele me ta edhe në fazën e grupeve duke marrë katër pikë nga gjiganti madrilen.

Mirëpo, skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti kësaj radhe do të takohet me një kundërshtar me pamje krejt tjetër në përbërjen e saj.

Mario Gotze nuk është më pjesë e Dortmundit pasi ka kaluar në verë në Bayern Munich kurse në ndeshjen e parë do të mungojë sulmuesi Robert Lewandowski për shkak të suspendimit.

Në formacionin bazë, për arsye të ndryshme, e më së tepërmi për shkak të lëndimeve, do të paraqiten vetëm katër futbollistë nga ballafaqimet e edicionti të kaluar me Realin, Weidenfeller, Piszczek, Hummels e Reus.