Dortmund drejt çerekfinales

Borussia Dortmund bëri një hap të madh drejt kualifikimit për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra gjermane mposhti Zenit St Petersburgun 4:2 si mysafir në duelin e parë të fazës eliminatore të garës. Dortmund krijoi epërsi prej dy golash pas vetëm pesë minutash lojës. Henrik Mkhytaryan dhe Marco Reus shënuan për gjermanët që shkuan…

Sport

25/02/2014 19:03

Borussia Dortmund bëri një hap të madh drejt kualifikimit për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra gjermane mposhti Zenit St Petersburgun 4:2 si mysafir në duelin e parë të fazës eliminatore të garës.

Dortmund krijoi epërsi prej dy golash pas vetëm pesë minutash lojës.

Henrik Mkhytaryan dhe Marco Reus shënuan për gjermanët që shkuan në pushim në avantazh komod.

Oleg Shatov e ngushtoi epërsinë për Zenitin me golin e tij në minutën e 57’të.

Por, vetëm katër minuta më vonë Dortmund u shkëput sërish me golin e Robert Lewandowskit.

Zeniti u përgjigj duke u rikthyer në lojë me golin e Hulkut nga penalltia në minutën e 69’të.

Mirëpo, Dortmund goditi prapë me Lewandowskin duke siguruar avantazh të konsiderueshëm para ndeshjes së kthimit në Gjermani.