Dominimi s’i mjafton Real Madridit, barazon me Rayo Vallecanon në shtëpi

Real Madridi ka barazuar në takim me Rayo Vallecanon, në kuadër të javës së 12-të në La Liga. Los Blancos nuk arriti më shumë se një barazim pa gola 0:0 me Vallecanon, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shkruan lajmi.net. “Mbretërit” dominuan nga fillimi e deri në fund, duke krijuar disa raste shënimi, por pa e arritur…

Sport

05/11/2023 23:00

Real Madridi ka barazuar në takim me Rayo Vallecanon, në kuadër të javës së 12-të në La Liga.

Los Blancos nuk arriti më shumë se një barazim pa gola 0:0 me Vallecanon, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shkruan lajmi.net.

“Mbretërit” dominuan nga fillimi e deri në fund, duke krijuar disa raste shënimi, por pa e arritur cakun.

Edhe posedimi i topit ishte në anën e vendasve të udhëhequr nga Carlo Ancelotti, por që nuk mjaftoi.

Real Madridi me këtë barazim mbetet në vendin e dytë me 29 pikë, tri më pak se Girona.

Rayo Vallecano ka 18 pikë në pozitën e nëntë./Lajmi.net/