Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Qëndrojmë me familjet e të zhdukurve nga lufta
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë një reagim në ditën kombëtare të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Në reagimin e bërë nga ambasada thuhet se pas më shumë se dy dekadash, familjeve ende u mungojnë përgjigjet për fatin e personave të zhdukur. “Sot, ne qëndrojmë së…
Lajme
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë një reagim në ditën kombëtare të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Në reagimin e bërë nga ambasada thuhet se pas më shumë se dy dekadash, familjeve ende u mungojnë përgjigjet për fatin e personave të zhdukur.
“Sot, ne qëndrojmë së bashku me anëtarët e familjes që ende, dekada më vonë – nuk e dinë se çfarë ndodhi me të dashurit e tyre të humbur”, thuhet në postimin e ambasadës, duke shtuar se përgjigjet mbi fatin e personave të zhdukur duhet të jenë prioritet.
Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani deklaroi sot se sapo Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, familjarët e të pagjeturve mund të ushtrojnë padi në gjykatat evropiane.
Janë mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, shumica prej tyre fëmijë.
Today is Kosovo’s National Day of Missing Persons. After over two decades, families still lack answers and closure about their loved ones. Today, we stand together with family members who still – decades later – don’t know what happened to their missing loved ones. Finding…
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) April 27, 2024