“Doja ta vrisja, ose…”, Laert Vasili tregon momentin kur pas shumë vitesh gjeti personin që e abuzoi seksualisht

Me një rrëfim të fortë vjen këtë të shtunë në “S’e luan Topi”, aktori i mirënjohur Laert Vasili. Ai u ndal dhe tek deklarata që bëri gjatë kohës kur ishte në Big Brother, kur tregoi se në moshë të vogël një fqinj e ka abuzuar seksualisht. Vasili tha se vendosi të flasë për këtë ngjarje,…

ShowBiz

07/06/2025 18:59

Me një rrëfim të fortë vjen këtë të shtunë në “S’e luan Topi”, aktori i mirënjohur Laert Vasili.

Ai u ndal dhe tek deklarata që bëri gjatë kohës kur ishte në Big Brother, kur tregoi se në moshë të vogël një fqinj e ka abuzuar seksualisht.

Vasili tha se vendosi të flasë për këtë ngjarje, sepse ajo kohë e errët e atyre viteve fsheh kaq shumë ngjarje të rëndë, por që sipas tij askush nuk zgjedh që t’i tregojë dhe t’i bërtasë me zë të lartë.

Aktori tregoi edhe momentin kur shumë vite më vonë, e gjeti dhe iu ul përballë….

“Më dhëmb ai fëmija atëherë, por jo unë tani. E kam gjetur personin,  kam shkuar në një kafe përballë dhe rrija e shihja një orë e gjysmë. Doja ta vrisja, por nuk e bëra. Nuk doja ta denoncoja, doja ta vrisja. Ose atë që u bënin në mesjetë…”, tha ai.