Dogana e Kosovës “godet” rast të ri kontrabande në aeroport, konfiskohen produkte dentare të padeklaruara gjatë kontrollit të udhëtarit

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është zbuluar një rast i tentimit për futjen e produkteve dentare të padeklaruara dhe pa dokumentacion përkatës. Sipas njoftimit, një udhëtar i përzgjedhur për kontroll të detajuar pas kalimit në kanalin e gjelbër është ndalur nga zyrtarët doganorë, në bashkëpunim me Njësinë Antikontrabandë. Gjatë…

Lajme

29/04/2026 13:50

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është zbuluar një rast i tentimit për futjen e produkteve dentare të padeklaruara dhe pa dokumentacion përkatës.

Sipas njoftimit, një udhëtar i përzgjedhur për kontroll të detajuar pas kalimit në kanalin e gjelbër është ndalur nga zyrtarët doganorë, në bashkëpunim me Njësinë Antikontrabandë. Gjatë kontrollit të bagazhit janë gjetur produkte dentare të padeklaruara dhe pa licencë për import.

Dogana bën të ditur se, në bazë të Kodit Doganor Nr. 08/L-247, importi i mallrave pa dokumentacion dhe licencim të nevojshëm përbën kundërvajtje dhe mund të rezultojë me konfiskim të mallit, gjoba administrative dhe procedura të mëtejshme ligjore.

Në njoftim theksohet se Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik dhe në luftën kundër tregtisë së jashtëligjshme, duke zbatuar kontrolle të rrepta për parandalimin e importit të mallrave që mund të rrezikojnë konsumatorët dhe tregun e brendshëm. /Lajmi.net/