KQZ preferon 7 qershorin për zgjedhje të parakohshme, Radoniqi: Datë e përshtatshme për përgatitje të plotë të procesit
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se institucioni që ai drejton preferon datën 7 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Pas takimit me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, Radoniqi deklaroi para gazetarëve se kjo datë do të ishte më e përshtatshme për realizimin…
Lajme
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se institucioni që ai drejton preferon datën 7 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.
Pas takimit me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, Radoniqi deklaroi para gazetarëve se kjo datë do të ishte më e përshtatshme për realizimin e të gjitha përgatitjeve të nevojshme për organizimin e procesit zgjedhor.
Ai theksoi se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda afatit kushtetues prej 45 ditësh, ndërsa 7 qershori ofron hapësirë të mjaftueshme për përgatitje teknike dhe administrative të zgjedhjeve.
Pas zhvillimeve politike dhe dështimit të procesit për zgjedhjen e Presidentit, Kosova pritet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, të cilat duhet të organizohen brenda afatit ligjor.
Sipas kalkulimeve të afateve kushtetuese, duke marrë si pikënisje datën 29 prill, zgjedhjet e reja duhet të mbahen më së largu deri më 7 qershor, e cila përmendet edhe si opsioni më i mundshëm nga KQZ. /Lajmi.net/