“…do të shkojmë te kroni me pi ujë, nuk dihet” – Lladrovci i dërgon mesazh të koduar Hamzës dhe PDK-së në lidhje me vendimin për ta rikthyer Limajn
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka dërguar mesazh të koduar partisë së tij PDK-së për ta pranuar në parti Fatmir Limajn me subjektin e tij, Nismën Socialdemokrate. Lladrovci tha se nëse vendimi kalon tek 150 anëtarët e Këshillit Drejtues atëherë “do të shkojmë te kroni me pi ujë, nuk dihet…”, transmeton lajmi.net. Postimi i…
Lajme
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka dërguar mesazh të koduar partisë së tij PDK-së për ta pranuar në parti Fatmir Limajn me subjektin e tij, Nismën Socialdemokrate.
Lladrovci tha se nëse vendimi kalon tek 150 anëtarët e Këshillit Drejtues atëherë “do të shkojmë te kroni me pi ujë, nuk dihet…”, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Situatë e lexueshme, duan të hedhin gurë e ti fshehin duart. Politika bëhet ndryshe, ose, ujqit e ngimë e delet në numër.
Nëse vendimmarrja për Fatmirin kalon nga 50 në 150 duar të Këshillit Drejtues, do të shkojmë te kroni me pi ujë, nuk dihet…/lajmi.net/